Fondacioni Kosovë-Luksemburg mbajti sesion informues për Zhvillimin e Komunitetit në Komunën e Vitisë

Mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut,  Fondacioni Kosovë-Luksemburg, ka filluar me aktivitetet për Zhvillimin e Komunitetit në Komunën e Vitisë. Me këtë rast, është mbajtur një sesion informues, e ku merrnin pjesë përfaqësues të Këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë sesion, ka theksuar rendësin që kanë këto aktivitete në zhvillimin e komunitetit dhe ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut, gjegjësisht Fondacionin për implementimin e këtij projekti.  Përfaqësuesi nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, Fisnik Beqiri, ka bërë të ditur se të gjitha komunitetet në komunat e synuara do të mund të aplikojnë për trajnime për Zhvillimin e Komuniteteve me qëllim të krijimit të këshillave të tyre për zhvillim të mëtutjeshëm. Këto këshilla, me pas do të kenë të drejtë të aplikojnë për mbështetje për projektet e tyre në komunitet. Propozimet e projekteve do të kenë në fokus ndaj klimës(ndryshimin, energjinë e rinovueshme dhe mjedisin) do të përfitojnë nga një peshë më pozitive në procesin e zgjidhjes. Në parim, tre aktivitetet më të mira të projektit do të zgjidhen çdo vit. Propozimi që përzgjidhet si më i miri do të financohet vetëm nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, ndërsa dy propozimet e mbetura do të bashkë financohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …