Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan sot në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars inflacioni arriti në 7.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Llumnica tha se bordi i kësaj korporate nuk po i shqyrton kërkesat e punëtorëve. “Në një kompani ku menaxhmenti thotë se kemi 107 milionë euro fitim. Por, çfarë është fitimi më i madh sesa të kesh fuqi punëtore, pse nuk po vlerësohet punëtori? A ka më turp që një kompani e fuqishme, me qindra miliona euro të hyra, që të kenë një shujtë të ushqimit as dy euro, tha Llumnica. Më 16 mars, punëtorët e KEK-ut po ashtu kishin protestuar me kërkesën e tyre të kahershme për rritjen e pagave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …