Veriu

Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore mori vendim për hapjen e urës mbi Lumin Ibër, por reaguan Lista Serbe dhe kryetari serb, Vuçiq

Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore mori  vendim për hapjen e urës mbi Lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Vendimi u mor pas propozimit të delegates, Aida Doli, për hapjen e urës dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve. Ndërkohë, kundër këtij vendimi të përbërjes së re  të kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës, ka reaguar edhe Lista serbe,  e cila i ka kërkuar KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të pengojnë zbatimin e vendimit. Duam të paralajmërojmë se hapja eventuale e Urës padyshim që do të ketë incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe synimi i Prishtinës. Ky vendim do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në atë zonë, ka paralajmëruar Lista Serbe.  Edhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas lajmit se do hapet për qarkullim Ura mbi Lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë.  Serbia do të dijë se çfarë do të bëjë në  rast se  Albin Kurti guxon të përpiqet të dëbojë serbët nga Kosova, ka kërcënuar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …