Ditët e Gjuhës Gjermane në Kosovë në maj 2023

Gjatë gjithë muajit maj, Gjermania, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu janë mikpritëse të “Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023”.

Programi përfshin orë provuese për kurse të gjuhës, sesione informuese për ofertat e shkollave ​​dhe universiteteve partnere gjermanofolëse, shfaqje filmash, lexime, mbrëmje letrare, ekspozita, muzikë, një mbrëmje karaoke dhe shumë më tepër. Përveç ambasadave të vendeve gjermanofolëse, partnerë në këtë projekt janë edhe Goethe Zentrum Prishtina, Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), Zyra Qendrore Gjermane për Arsim ​​Jashtë Vendit, Shërbimin Austriak i Shkëmbimit (ÖEAD), Departamenti i Gjuhës Gjermane i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Gjuhës Gjermane i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prizrenit, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, shkollat ​​partnere gjermane gjimnazi Loyola në Prizren dhe “Vezir Jashari” në Ferizaj, kinemaja Armata në Prishtinë dhe ndërmjetës të tjerë kulturorë.

Programin e plotë të Ditëve të Gjuhës Gjermane mund ta gjeni këtu: (me përkthim në gjuhën shqip dhe serbe).

Po ashtu, ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut do të prezantojnë programin më 2 maj 2023 në programin e mëngjesit në Klan Kosova nga ora 08:25.

Festoni me ne gjuhën gjermane dhe diversitetin kulturor e vendeve gjermanofolëse. Ju mirëpresim!

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …