Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja e IV- të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale përfaqësues të OSBE- së, zyrtare komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023-2027;
-
Rishqyrtim i vendimit të datës 28.02.2023 për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2022 në vitin aktual fiskal 2023;
-
Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për periudhën 01 Janar 31 Mars 2023;
-
Të ndryshme.