Shpërndahen 42 Plugje pesëkrahëshe për fermerët e Komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi bashkë me drejtorin e bujqësisë, Berat Duraku dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë filluar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 42 fermerë. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të trajtojë me dinjitet bujkun rahovecas me të vetmin qëllim, ndihmën e vazhdueshme për ta, me mekanizëm për bujqit, e që ndikon drejtpërdrejt në lehtësimin e punës së tyre, rrjedhimisht, në rritjen e ekonomisë lokale. Së shpejti, do të shpërndahen edhe pajisje të tjera për bujqit! Ata do të përkrahen edhe më fuqishëm në të ardhmen nga komuna e tyre!

May be an image of 8 people, tractor and text

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së …