Në skenar të Zejnije Lokaj-Mehmetaj, sot në Deçan në Sallën e teatrit të Gjimnazit“Vëllëzërit Frashëri”, u shfaq drama: GJYKATA E HAGËS, GJYKOI DHE DËNOI UÇK-në

Sot në Deçan në Sallën e teatrit të Gjimnazit“Vëllëzërit Frashëri”, në prani të mbi 100 shikuesëve u shfaq drama:GJYKATA E HAGËS, GJYKOI DHE DËNOI UÇK-në! të autorit Riza Graiçevci. Drama u luajt nga nxënësit talent të Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan dhe u realizuar nën skenarin e Zejnije Lokaj-Mehmetaj.

Drama zgjoj interesim të madh tek shikuesit, disa herë shumë kujt prezent në sallë ju mbushën sytë më lotë. Për ta shikuar dramen: GJYKATA E HAGËS, GJYKOI DHE DËNOI UÇK-n! të autorit Riza Graiçevci kishte ardhur edhe kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, Kryetari i OVL-UÇK, Gjeneral Avdyl Mushkolaj, Kryetari i Shoqatës së t’burgosurve politik dega në Deçan z.Islam Mustafaj, Komandanti i policisë në Deçan z.Faik Jahëmurataj, Nënëkryetari i Komunës z.Sami Cacaj, Dr. Bekim Vishaj, veprimtari, poeti dhe luftëtari i UÇK-së z.Ali Gecaj, Faton Mehmetaj, publicist e shkrimtar, gruaja e Nasim Haradinajt znj.Xhejlone Haradinaj etj. Drama pati jehonë të madhe dhe u prit jashtzakonisht mirë nga audienca.

 Autori i dramës z.Riza Graiçevci tha para të pranishmëve se ndihem i privilegjuar dhe entuziazmuar për interesimin e madh për këtë dramë, për prezencën e njerëzve të zgjedhur të kulturës që ishin prezent të cilët e vlersuan lartë dramën dhe angazhimin e nxënësve të Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” dhe profesoreshën e gjuhës shqipe Zejnije Lokaj-Mehmetaj që e vuri në skenë këtë dramë.

Kurse Zejnije Lokaj-Mehmetaj në fjalën hyrëse e faleminderoj drejtorin e Gjimnazit“Vëllëzërit Frashëri”, z.Hamid Qorraj i cili e përkrahu deri në fund duke mos kursyer asgjë për realizimin e kësaj drame dhe nxenësit të cilët i interpretuan aq mirë rolet e tyre. Ajo më tutje theksonj se: “Kur drejtori i shkollës sonë më ofroi që ta vë në skenë k’të pjesë të dramës për mua nuk qe aspak e lehtë, mirëpo profesioni im dhe përmbajtja e librit qenë shtyesit kryesorë në realizimin e kësaj drame. Ju kemi borgj tërë jetën tonë atyre që u fliuan për atëdhe; lavdi për ta, dhe nderimin për të gjallët”. Rolet kryesore Në dramën: GJYKATA E HAGËS, GJYKOI DHE DËNOI UÇK-në! të autorit Riza Graiçevci i luajtën: Alisa Çekaj rolin e nënës Dukagjinase dhe rolin e gazetares, Fation Dobraj rolin e Nasim Haradinajt, Arlind Hadergjonaj rolin e Hysni Ngucatit, Dorina Doda rolin e historianes dhe avokates mbrojtëse të Hysni Gucatit, Elsa Kameraj rolin e nënës drenicake, Florent Përgjegjaj, rolin e prokurorit, Labinot Nitaj, rolin e policit dhe avokatit mbrojtës të Nasim Haradinajt, Janis Qerreti, Gentonis Lokaj, Selman Lokaj, Valmir Shala rolin e policit.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …