FSK-ja njofton të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkëluftëtarët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, më 7 qershor 2016 në Gjermani, ka ndërruar jetë pjesëtari i FSK-së, rreshter Ahmet (Sheqir) Menxhiqi, pjesëtar i Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë, në Kazermën ,,Minatorit’’ në Mitrovicë. Ahmet Menxhiqi u lind më 19 mars 1977 në Sfaraqak, komuna e Vushtrisë. Ai që nga mosha rinore i shërbeu vendit duke u radhitur fillimisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për çlirimin e saj, pastaj pas çlirimit u angazhua me shërbim në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Rreshter Menxhiqi, pas vetes ka lënë prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijë. Për datën e varrimit opinioni do të njoftohet paraprakisht.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …