Petrit Ajeti

Krye-shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, pranon mbajtjen e një takimi me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani

Krye-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, e ka pranuar mbajtjen e  një takimi me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, më 31 mars 2023. para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ajeti e ka pranuar se është takuar me Caka-Nimanin. Pas raportimit të tij, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka thënë se shefi i inteligjencës, brenda mbledhjes së komisionit, e ka mohuar t’i ketë dorëzuar kryegjyqtares kushtetuese të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë. Petrit  Ajeti e ka konfirmuar se ky takim ka ndodhur mirëpo ka thënë se në asnjë formë nuk ka të bëjë me atë se çka është raportuar në media. Qëllimi i takimit ka qenë ruajtja e kredibilitetit të sigurisë së vendit, prandaj unë mendoj se qytetarët e Kosovës duhet t’i heqin dilemat për këtë institucion. Vepër penale dhe veprim tërësisht të pavend” e ka cilësuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vizitën e dyshuar të shefit të AKI-së në Gjykatën Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …