Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Kryeministri Albin Kurti ka thënë me këtë rast se në takim me Lajçakun, kanë diskutuar për takimin e ardhshëm në Bruksel, i cili tashmë është konfirmuar se do të mbahet më 2 maj. Po ashtu Kurti e Lajçak kanë biseduar edhe për zgjedhjet e së dielës në komunat veriore të vendit. Kurti tha gjithashtu tha se marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa ka shkruar Kurti, pas takimit, në Delfi të Greqisë në kuadër të Forumit Ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …