Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar strukturat partiake të të gjitha niveleve në nderim të 23-vjetorit të themelimit. Në këto takime është diskutuar për çështjet e brendshme organizative, derisa AAK-ja po kalon nëpër një moment pozitiv. Zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura të mirëfillta të cilat kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se AAK-ja mbetet e qëndrueshme dhe parimore në temat nacionale, pasi kjo është më e duhura për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …