Kina ka regjistruar 8155 fshatra tradicionalë në listën e saj të mbrojtjes shtetërore, në një përpjekje për të ruajtur qytetërimin bujqësor mijëvjeçar të vendit, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, citon “Xinhua”. Sipas kësaj nisme, Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh në botë për mbrojtjen e trashëgimisë bujqësore. Fshatrat tradicionalë, të njohur edhe si fshatra të lashtë, shpesh kanë një histori të gjatë dhe kanë burime të shumta kulturore dhe natyrore. Këto fshatra kanë vlerë të madhe për mbrojtje. Kina deri tani ka regjistruar nën mbrojtje 539.000 ndërtesa historike dhe banesa tradicionale dhe ka gërmuar 4789 objekte të trashëgimisë kulturore jomateriale në ose mbi nivelin provincial. “Më shumë masa do të merren për të mbrojtur fshatrat tradicionalë në të ardhmen, duke përfshirë detajimin e zonës së mbrojtjes, objektivit dhe planeve specifike të mbrojtjes, dhe koordinimin e ndërtimit të infrastrukturës, objekteve të shërbimit publik dhe paraqitjen e industrive karakteristike”, thuhet në një njoftim të ministrisë. (Radio-Kina shqip)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …