Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore: Qeveria nuk e ka respektuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili kërkon të shpallen konkurse publike

Qeveria Kurti ka marrë sërish një verdikt të gjykatës se ka shkelur ligjin. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka konfirmuar vendimin e Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku thuhet  se emërimi Kryeinspektorit të Punës është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Më 27 prill, gjykata ka vendosur që të hidhet poshtë si e pabazuar kërkesëpadia e Ministrisë së Financave, me të cilën është kërkuar të anulohet vendimi i Këshillit për pozitën e Kryeinspektorit të Punës. Refuzohet si e pabazuar kërkesëpadi e paditësi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës thuhet në aktgjykimin 9 faqesh,  ky gjykata ka arsyetuar vendimin e Këshillit se emërimi i Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Punës ka qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Gjykata ka konstatuar se në këtë proces Qeveria nuk e ka respektuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili kërkon që për pozita të tilla të shpallen konkurse publike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …