leoni

Në Deçan u mbajt Manifestimi Tradicional “Zëri i Vëllazërisë 2023”

U mbajt Manifestimi Tradicional “Zëri i Vëllazërisë 2023” me moton “Respekt njerëzve të sakrificave sublime për atdheun”, i organizuar nga Shoqata “Martin Dreshaj” në bashkëpunim me Komunën e Deçanit. Me anë të këtij manifestimi lartësuam kujtimin për bijtë e bijat që me emblemën e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës dhe të shprehim respektin për gjithë ata që vazhdojnë me angazhimet e sakrificat sublime në shërbim të atdheut. Po ashtu në kuadër të këtij manifestimi është bërë binjakëzimi i shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan me shkollën “Dedë Gjo Luli” nga Hoti i Ri në Malësinë e Madhe. Duke ndërtuar ura lidhëse përmes artit, kulturës dhe traditës sonë, bëhemi më të fortë se kurrë! Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Falënderoj Shoqatën “Martin Dreshaj” për kontributin dhe shërbimin ndaj kombit shqiptar, në ruajtjen dhe trashëgiminë e traditës dhe kulturës tonë të përbashkët dhe falënderoj të gjithë poetët, rapsodët dhe valltarët që përformuan nga mbarë trojet shqiptare!

May be an image of 1 person, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …