Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Uang Uenbin, u shpreh se çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës dhe thelbi i interesave thelbësore të saj. Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe askush tjetër nuk duhet ta komentojë atë. Në një intervistë së fundmi, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-Youl pretendoi në mënyrë të rreme se “çështja e Tajvanit është një çështje globale” dhe madje e krahasoi këtë çështje me atë të Gadishullit Korean. Kjo është një shkelje serioze e parimit të “një Kine” dhe gjithashtu devijon nga qëndrimi konsistent i qeverisë së Koresë së Jugut gjatë 30 viteve të fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Koresë së Jugut. Çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë dy vende sovrane. Natyra e ështjes Kore Veriore dhe Kore e Jugut është krejtësisht e ndryshme nga ajo e çështjes së Tajvanit dhe nuk janë të krahasueshme për sa i përket jurisprudencës. Analistët ndërkombëtarë besojnë se Yoon Seok-Youl, pavarësisht nga dëmi i madh që i ka shkaktuar ekonomisë koreane nga proteksionizmi tregtar amerikan, po përpiqet të kënaqë ShBA-në për çështjen e Tajvanit dhe të mbështesë forcat e pavarësisë së Tajvanit. Një lëvizje e tillë që dëmton interesat thelbësore të Kinës do të ketë pasoja të rënda politike ( Radio e Jashtme e Kinës).
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …