Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fushatës së tij në Malësinë e Madhe ka deklaruar se Sali Berisha dhe Ilir Meta duan ta rikthejnë vendin mbrapa kur Shqipëria ishte një vend i kategorisë së dytë para se të vinte në pushtet PS-ja, ndërsa sot Shqipëria është e barabartë në tryeza me më të mëdhenjtë e botës. Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve për tu bërë karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës. Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë. Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjëve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve, të pozicionuar kundër Amerikës. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD. Për ne nuk ka demokrat apo socialist kur vjen puna për të bërë detyrën, tha Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …