Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vizitoi familjen e heroit të kombit, Ilaz Kodra, në Prekaz, në 24 vjetorin e rënies së tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot familjen e heroit Ilaz Kodra në Prekaz, në 24 vjetorin e rënies së tij. Ai ka shkruar me këtë rast  se Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  “Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran. Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën”, ka shkruar  kryetari i PDK-së, Memli mes tjerash Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …