Zymer Mehani: BUKUROSHJA E LIRISË

(Në 24-vjetorin e rënies së dëshmores së kombit, Antigona Fazliu)

1

Krah shqiponje n’Qyqavicë

Ag mëngjesi në Drenicë

Mali seç ushton:

 -Antigona rron!…

2

Në tufan e  në stuhi

Lufton Gona për liri

Popullatës duarthatë

U lidh plagë u mjekon vrragë

3

Me fjalën ATDHE në gojë

Dhe me dashuri

Antigona syshqiponjë

N’luftë ra për liri

 

Me fjalën SHQIPËRI në gojë

Me shumë ngrohtësi

Antigona si lastar

Në t’lirisë altar…

4.

Qyqavicë me gërxhe, brinja

Djep kreshnikësh-je më trimja

Stoli e rrallë e  atdheut tim

Çerdhe shqipesh n’fluturim

Shqipe e rrite Antigonën

Me guxim mundi zezonën

5

Qysh e vogël gjashtëvjeçare, 

Gona zemërmitare

“Pushkën”  e vënte në krah 

si trime, luftëtare

-Baba, mëma ime, 

do të bëhem trime

Thoshte Gona prore,

në  moshën fëmijërore

-“Pushkën” s’e lëshoj , 

se atdheun e due

Sikur trimi Skënderbeu 

kam për të luftue’

6

Ngjitet Gona trime 

malit për liri

Luftën dot s’e ndal 

për një ideal

Krahut  pushkën 

n’zemër kishte  zjarr

Luftoi nëpër male 

me trimat luftarë

Dhe mbi dëborë fjeti 

në t’acartin mot

Gona zemërtrime 

gjoksin plot barot

7

Pranë kodriçes buzë burimit 

ngrihet lart një lapidar

Atje rrodhi gjaku i Gonës, 

i trimëreshës si lastar

Ra shqiponja për liri, 

syri s’iu tremb dot

Korri, griu mbi gjakatarët 

me flakë e barot

Gona trime zemër-ar 

iku, hyri n’histori

E poeti këngëton vargje

radhaz vargëzon

Për dëshmoren e  paepur 

që ka emrin Antigonë

Motra Gone t’qoftë lavdi-

flakë lirie n’përjetësi!…

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …