Kryetari i Republikës së entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, të Millorad Dodik ka bërë të ditur se ekziston mundësia që zyrtarisht të plotësohet kërkesa e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, që Bosnja dhe Hercegovina të deklarohen nëse e njeh apo nuk e njeh Kosovën. Ditë më parë, Bosnja dhe Hercegovina, abstenoi gjatë votimit në Këshillin e Evropës, në hapin e parë në aplikimin për pranim të Kosovës. Millorad Dodik tha se dëmi që u bë në lidhje me votimin në Këshillin e Evropës, është përfundimtar. Pse Serbia duhet të mbështesë integritetin territorial të BeH, nëse ajo nuk e mbështet integritetin territorial të Serbisë. Në këtë drejtim, në një farë mënyre, kjo çoi në pastrimin e asaj situate,” u tha ka thënë Dodik gazetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …