Edi Rama akuzon Bashkinë e Shkodrës të drejtuar nga demokratët se nuk po pastron qytetin e mbuluar nga plehrat

Edi Rama akuzon Bashkinë e Shkodrës të drejtuar nga demokratët se nuk po pastron qytetin e mbuluar nga plehrat

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste,  Edi Rama akuzon Bashkinë e Shkodrës të drejtuar nga demokratët se nuk po pastron qytetin dhe kazanët janë të mbuluar nga plehrat. Në takimin elektoral në Shkodër ku kërkoi votën e qytetarëve për kandidatin socialist Benet Beci, Rama përmendi edhe shembullin e Bogës së pastër, ndërsa Thethi që drejtohet nga demokratët, sipas tij është me plehra. “Pse në Theth sheh plehra, ndërsa në Bogë nuk shesh? Sepse në Bogë është një kryetar bashkie i joni, ndërsa në Theth është një kryetar bashkie që nuk ka lidhje me kulturën tonë të punës, nuk ka lidhje me kulturën tonë të menaxhimit. Në 31 vjet ata të cilët këtu në Shkodër nuk e kanë krijuar dot një shembull në një bashki të Shqipërisë që dinë ta marrin një qytet, një fshat, një zonë nga këtu e ta ngjisin këtu. Shkodra është e vetmja bashki ku kazanet e plehrave mbulohen nga plehrat. Po vazhdojmë ta ngrenë nivelin mjedisor të Shqipërisë në një nivel që ka s’ka qenë kurrë. Në Shkodër është e pamundur”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …