Emisari i BE-së, për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua me kryeministrin, Albin Kurti gjatë vizitës, në Greqi. Ai tha se ky takim është parapërgatitje për takimin e dy majit, të cilin Lajçaku e konsideroi si tejet të rëndësishëm. U takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm. Ai ndër të tjera përmendi aktivitetet që ka bërë gjatë kësaj jave e që veçoi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në Vjenë fola për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin e tij në rajonin e gjerë gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster. Në Bruksel, pata një nga shkëmbimet e mia të rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët ndjekin nga afër rajonin dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe e mbylla javën time me diell në Greqi, ku mora pjesë në Forumin Ekonomik vjetor Delphi në qytetin antik Delphi. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit, e njeh dhe e kupton mirë rajonin dhe prandaj forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit tim këtë vit”, shkroi ai ndër tjera.
