Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon gjykimi kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala Ai më 25 prill e ka dorëzuar dosjen paraprake për gjykimin që po zhvillohet ndaj tij. Në qendrën e paraburgimit në Hagë, Pjetës Shala ndodhet prej marsit të vitit 2021. Sipas Prokurorisë së Gjykatës Speciale, luftëtari i lirisë, Pjetër Shala akuzohet për kryerje të vepra të pretenduara penale, që kanë ndodhur përafërsisht midis 17 majit dhe 5 qershorit të vitit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, e cila sipas akuzës së Prokurorisë pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
