Kryeministri, Isa Mustafa ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin bisedoi në lidhje me reformën e menaxhimit të financave publike si dhe zbatimin e standardeve dhe praktikave evropiane të auditimit në sektorin publik. Kryeministri, me këtë rast, shprehu përkrahjen e Qeverisë për institucionin e Auditorit të Përgjithshëm, duke siguruar se do të respektohet plotësisht pavarësia funksionale, financiare dhe operative e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Në anën tjetër, Auditori i Përgjithshëm ka njoftuar kreun e Qeverisë në lidhje me përgatitjet që po bëhen për zbatimin e ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm, bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të auditimit dhe planet afatmesme për zhvillimin e sektorit të auditimit në Kosovë. Ai, po ashtu, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e një hapësire publike ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të mund të zhvillojë aktivitetin e vet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …