Forcat turke e kanë vrarë liderin e grupit të Shtetit Islamik gjatë një operacioni në Siri

Forcat turke e kanë vrarë liderin e grupit të Shtetit Islamik gjatë një operacioni në Siri, deklaroi vetë kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ai  gjatë një intervistë për televizionin turk TRT se lideri i IS-it, i njohur si Abu Hussein al-Kurejshi, u vra në një sulm të kryer të shtunën, më 29 prill. Erdogan tha se agjencia turke e inteligjencës, MIT, kishte qenë duke e ndjekur atë “për një kohë të gjatë”. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste pa diskriminuar asnjërën prej tyre”, tha Erdogan gjatë intervistës. Turqia ka kryer operacione të shumta kundër IS-it dhe grupeve kurde përgjatë kufirit sirian, duke kapur ose vrarë militantë të dyshuar. Turqia kontrollon pjesë të mëdha të territorit në Sirinë veriore pas luftimeve të pandërprera  tokësore për t’i larguar grupet kurde nga kufiri turko-sirian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …