Eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi ka kërkuar që avokati i tij David Young të mos e përfaqësojë më në seancat gjyqësore

Në kohën kur ka filluar gjykimi  kundër krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi ka kërkuar që avokati i tij Dajvid Jung të mos e përfaqësojë edhe më tej. Ai ndërpret kontratën më të dhe do të zëvendësohet nga avokati, Xhefri Roberts. Në bazë të rregullit  të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. Dejvid Young.  Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga Rexhep  Selimi ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Xhefri Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …