Në një intervistë për agjencinë kroate, “Hina”, kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do ta lejojë krijimin e një Republike Serbe në veri të Kosovës. Pala serbe ka prioritet formimin e një bashkësie të komunave në veri të Kosovës, e cila është paraparë me marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2013. Albin Kurti tha se duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë nëse do të ma prezantonin fillimisht, në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve”, tha ai. Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo forme që do të dukej si Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë. Ne nuk do të lejojmë një para shtet shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës, tha mes tjerash, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …