Dhomat e Apelit të Gjykatës Speciale u kanë refuzuar statusin e viktimave 20 dëshmitarëve të pretenduar si viktima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi tani e tutje do të kenë 20 të ashtuquajtura viktima më pak, nga mesi i atyre që kanë aplikuar si viktima të UÇK-së. Ata kanë triumfuar në një rast ku Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, është ankuar në Dhomat e Apelit për 20 persona të cilëve më herët u ishte refuzuar statusi i viktimës. Këta 20 persona të panjohur ishin refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake më 12 dhjetor të vitit të kaluar për të qenë viktima pjesëmarrëse në procedurë. Atyre, tani e tutje iu ka refuzuar ky status edhe nga instanca e Apelit e Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …