Forcat kolonizatore izraelite lanë pa shtëpi shumë fshatarë duke shembur edhe njëherë fshatin Al-Arakib ku jetojnë beduinët palestinezë në shkretëtirën Negev në jug të vendit, raporton Anadolu. Anëtari i Komitetit për Mbrojtjen e fshatit Al-Arakib, Aziz al-Tauri në një deklaratë për Anadolu theksoi se forcat izraelite bastisën fshatin dhe e shkatërruan atë qe 216 herë deri tani. Al Tauri tha se banorët e rajonit do ta ndërtojnë sërish fshatin, duke shtuar se ushtarët izraelit gjithashtu kanë konfiskuar edhe mjetet e palestinezëve. Në fshatin Al-Arakib të cilin Izraeli e shembi për herë të parë në korrik 2010, jetojnë mbi 80 palestinezë, shtetas izraelitë. Pas çdo procesi të shembjes nga forcat izraelite, banorët vazhdojnë rezistencën e tyre duke ndërtuar shtëpitë e tyre prej druri dhe lëndës plastike. Ashtu si në fshatrat e tjerë në rajonin Nagev, Izraeli nuk ofron shërbim të energjisë elektrike dhe ujit edhe në fshatin Al-Arakib si dhe nuk njeh pronësinë e tokës për palestinezët që jetojnë në rajon. Sipas burimeve palestineze, administrata e Tel Avivit deri më sot ka shpronësuar 11 milionë dynymë të Shkretëtirës Negev me 12 milionë dynymë ku jetojnë 220 mijë palestinezë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …