leoni

Gjykata Speciale i jep kohë mbrojtjes së Pjetër Shalës për dorëzimin e mocionit për rrëzimin e akuzave deri në fund të gushtit

Dëshmitari i pestë në procesin gjyqësor kundër, Pjetër Shalës, përfundoi dëshminë e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë

Dëshmitari i pestë në procesin gjyqësor kundër,  Pjetër Shalës, përfundoi dëshminë e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë. Dëshmitari në këtë seancë i sqaroi disa deklarata të veta, pas pyetjeve të gjyqtarëve. Ai tha se në ndërtesën e fabrikës së metalit në Kukës, silleshin njerëz, sipas tij, si të dyshuar se punonin për serbët. Kur u pyet nga gjykatësja nëse personat i kishin duart e lidhura, dëshmitari tha se nuk ishte shumë i sigurt për këtë gjë. Me makinë që i kanë sjellë është mundësia që i kanë pasur të lidhura, por aty te ndërtesa numër një nuk i kanë pasur të lidhura. Në pyetjen se çfarë prejardhjeje kishin të dyshuarit që dërgoheshin në ndërtesën numër 1, dëshmitari tha se shumica nga ta ishin shqiptarë, por se kishte edhe romë. I pyetur se çka mendonte të thoshte me deklaratën e dhënë dje se në ndërtesën numër 1 kushtet e përgjithshme ishin të këqija, dëshmitari tha se mendonte për kushtet e dobëta të ushqimit. Si për ata, si për ne kanë qenë të njëjta, se kur hanim bukë ne, hanin edhe ata. Ndonjë ditë keq e ndonjë ditë aspak, ka thënë  mes tjerash dëshmitari i pestë në rastin e pretenduar penal kundër Pjetër Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …