Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar të rënëve në masakrën e Studimes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar të rënëve në masakrën e Studimes

Kryetari i PDK-së,  Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar të rënëve në masakrën e Studimes. Ai ë këtë akademi ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja dhe djali i Hashim Thaçit.  Në këtë masakër janë vrarë nga forcat paramilitare serbe edhe familjarë të bashkëshortes së ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve të vendit tonë. Për familjet e viktimave, ne si qytetarë të Kosovës, për shtetin tonë – një gjë është e sigurt: këto krime nuk do të vjetrohen asnjëherë dhe ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi!  Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve të vendit tonë. Masakra e Studimes, krahas mbi 400 masakrave të tjera të realizuara në të gjithë Kosovën, janë dëshmitë më të fuqishme mbi atë se kush ishte agresori e kush viktima gjatë luftës së vitit 1998-1999. Për familjet e viktimave, ne si qytetarë të Kosovës, për shtetin tonë – një gjë është e sigurt: këto krime nuk do të vjetrohen asnjëherë dhe ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi!  Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve të vendit tonë, ka thënë mes tjerash, kryetari i PDK-së,  Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …