Së shpejti zjarrfikësit vitias do të kalojnë në objekt të ri

Kanë filluar punimet e fazës së dytë për ndërtimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti. Për të parë nga afër nisjen e punimeve në këtë objekt, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Basri Aliu, kanë vizituar atë dhe janë informuar rreth punimeve që do të kryhen. Punimet e fazës së dytë që parasheh finalizimin e projektit për një periudhë dy mujore, vjen pas marrëveshjes së nënshkruaj ditë më parë mes Komunës së Vitisë dhe  Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME). Kryetari Haliti u shpreh se komuna e Vitisë, duke u bazuar në nevojën e përfundimit sa më të shpejt të objektit të Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, në vazhdimësi jemi angazhuar me takime intensive që të gjendet një zgjidhje që finalizimi i këtij objekti të bëhet sa më parë dhe për këtë ata e kanë parë të arsyeshme që të bashke financojmë në këtë projekt. “Më të vërtetë është shumë e rëndësishme që objekti i zjarrfikësve në Viti të përfundoj sa më parë”, tha kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …