Zëdhënësja e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, në Kosovë, Dinka Zhival, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se procesi i pranimit në punë gjykatësve ende nuk ka filluar, megjithëse një konkurs për personelin tjetër është përmbyllur më 27 maj. “Pritet që gjatë verës të mbahet konkursi i dytë, gjithëpërfshirës, kur do të punësohen edhe gjykatësit. Planifikohet, gjithashtu, që kur të përmbushen të gjitha kërkesat fillestare, Dhomat e Specializuara në Kosovë, të mbahet një konferencë me gazetarë përmes së cilës opinionit do t’i shpjegohet procesi aktual dhe mandati i tyre”, ka thënë Zhival. Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq, kanë thënë se i kanë kryer të gjitha obligimet e tyre për krijimin e Gjykatës Speciale përfshirë edhe miratimin e ligjeve që ndërlidhen me këtë çështje. Gjykata Speciale pritet të fillojë punën menjëherë pas përfundimit të procedurave të parapara dhe ajo thuhet se do të merret me “krimet e luftës të kryera gjatë periudhës së viteve 1998-2000” nga, ushtarët dhe komandantët e UÇK-së”. Gjykata do të punojë nën përgjegjësinë e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, do të financohet nga fondet e BE-së dhe do të jetë e vendosur në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …