Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një postim të tij ka shkruar se në Bruksel, Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Albin Kurti. Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë. Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës, shfajëson Serbinë si shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur”, ka shkruar Molliqaj. Ai ka theksuar se nuk pati asnjë fitore për Kosovën. Veç degradim. Veç koncesione dhe filma për qytetarët e vendit tonë, ka shkruar Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …