leoni

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Skenderajt ka marrë masa ndëshkimore ndaj operatorëve jo përgjegjës

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Skenderajt, në aktivitetin e saj inspektues të përditshëm, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ushqimet jo të sigurta për konsum, ka konfiskuar mbi 1,373 produkte ushqimore, jo të sigurta për konsum (të dëmtuara, pa deklaracion dhe me afat të skaduar). Ndaj operatorëve ekonomik, konform ligjit, janë marrë masa ndëshkimore, duke shqiptuar 8 gjoba. Të gjitha produktet e lartcekura, në prani të inspektorëve komunal janë asgjësuar nga ndërmarrja publike “Uniteti”. Drejtoria e Inspeksionit apelon të gjithë qytetarët, që për çdo parregullsi që hasin gjatë marrjes së shërbimeve dhe për çdo lloj ankese t’u drejtohen kësaj drejtorie. Në këtë kuadër, të gjitha rastet, ankesat apo kërkesat e qytetarëve, do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe konform gjetjeve, do të merren masa ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …