Pranverë e vitit 1995, pak ditë para ditëlindjes time viti i parë i shkollës së mesme, mbramje e orës 19:00, zbritja prej Autobusit të linjes Skenderaj, Polac, Qirez, i afrohëm trojeve tona e si zakonisht vëllai BEQIRI tani hero i atdheut, ishte në pritje të dyert si çdo herë që e përcillte rrugën kryesore mos po na rrethekon Serbia, apo edhe mos na kanë maltretu milicia në shkollën e mesme Polac, por kësaj here ishte një arsye shtesë për pritjen që ma bëri dhe befasinë jetësore që po më pritke pas pak duke u afru ishte gjysëm errët dielli kishte pernduar.
Sa u afrova, a muj erdhe ishte fjala e parë dhe qysh kalut a pat milic najkun që veq e kishte nda mendjen për me i vra ku do që do ti takonte, hajde tha mos hyn për me hanger buk meniher po shkojmë në Odë e kam ni befasi të mirë po e thirri edhe vllaun ma te vogël Halimin e po hyjm mrena në Odë, po sa hynem në Odë po i shohë dy Automatik në qergë mi shqiponjë të cilen e kishim krye vendi, tha: KQYRE I KAM MARRË SOT EDHE 2 AUTOMATA TË ADEMI NË PREKAZ MEREE NJANIN CILIN TË DUASH EDHE KI ME GJU NË TA, NË TË DY AUTOMATAT I KI KAH 3 FISHEK TI KAM LAN GATSHËM, me than drejten, mu dok që ka ardh liria, e mora njanin në dorë, këtu tha e shfrenon dhe qoJE tepihun mas derës se odës e ngrehja këmbën në rafal shprazi të 3 plumbat meniher mas teje edhe Halimi. E mora n’dorë armen e shterngova fortë edhe armen po edhe trupin, tha jo kambët mos i maj paralel po të majtën gjysem hap para të djathtën ma mbrapa ashtu je ma i pozicionun, i shkrepa të 3 plumbat në rafall, ushtima e automatikut ishte sa një top se për her të par shkrepa më armë të gjatë automatike, se me revole prej që ishim fëmjë, njejt vazhdoi edhe vllai Halimi, u ulem i mori i fshijti i pastroi, të shtunen tha shkon ne Gllogovc të Murat Bajrami aty folshim në besë me mashkujt që i kishim në Gjermani, dhe thuaju që i kena marrë dy makinat e lajmjes për armet e kishte fjalen edhe shumë te mira na kan dalë e dijn ata, për qka po ju thu, gëzimi për gjuajtjen me majti shumë kohë e befasia është jetesore për sa t’jam i gjallë!