leoni

Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Escobar: Implementimi i marrëveshjes mes Serbisë de Kosovës duhet të fillojë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një konference  për media, ka thënë se implementimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. BE-ja dhe Amerika janë të fokusuara që kjo marrëveshje e arritur në Ohër të bëhet realitet. Ky realitet bëhet me Asociacionin. Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë të ecim përpara me këtë”, tha Escobar. Ai shtoi se puna për themelimin e Asociacionit ka nisur por se “duhet të shtyjmë vazhdimisht përpara derisa të arrijmë një model”. Escobar tha që pret të ketë një takim të nivelit të lartë brenda dy javëve “për ta diskutuar këtë proces sërish”. Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, shtoi ai. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …