Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi në nivel teknik me Kosovën. Për situatën pas zgjedhjeve, Vuçiq tha se Bashkimi Europian ka pasur një propozim të cilin ai e ka pranuar, por tha se Kosova e ka refuzuar. Shpresoj që deri në raundin e ardhshëm në nivel teknik, qoftë ai më 18, 20 apo 21 maj, do të ketë reagime nga disa të tjerë që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, tha Vuçiq. Kryeministri Kurti dhe kryetari i Serbisë, Vuçiq, në takimin e së martës folën edhe për zgjedhjet në veri. Ndërkohë shefi i Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se procesi zgjedhor i 23 prillit ka treguar se nuk ofron zgjidhje afatgjate të situatës dhe se ka potencial të çojë në përshkallëzimin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …