Aktivisti i zellshëm i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, kritikon partinë për mendësi fashiste nga disa injorantë të saj. Ai përmes një postimi të tij ka thënë se kësaj here po ndanë diçka të dhimbshme që po ndodhë brenda organizatës që kanë ndërtuar me sakrificë, gjak e shpresë. Dardan Krasniqi ka shkruar për Mimoza Kusarin, Salih Zybën, Armend Mujën, Luan Dalipin, Nazlie Balën, Dejona Mihalin dhe për kunatën e tij, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe keta i janë paluar si ushtarë gjenerales Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje! Deputetët e tjerë mjerim! Shoqja ime, zonja, kunata e bashkë aktivistja Albulena Haxhiu e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020, në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDK-së të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keq qeverisë sot qenka bërë me vlerë, ka shkruar Dardan Krasniqi, i cili para pak ditësh ka lëshuar Kosovën dhe ka shkuar në Finlandë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …