Në një shkrim autorial të botuar në “Dita”, analisti e atdhetari i mirënjohur, Bedri Islami ka nënvizuar se njerëzit që sot përbëjnë kreun e Foltores janë të njëjtët që mbështetën renegatët, pasi, kur kishin qenë në pushtet kishin burgosur çlirimtarët e Kosovës. Po sikur t’u them se edhe vrasjet e vellezërve Haklaj, më shumë se me luftën për pushtet që bëhej në Tiranë kishte lidhje me rrjeshtimin e tyre në dobi të UÇK-së, kur bashibozukët e Azem Hajdarit prisnin rrugën e djemve të logjistikës pasi kishin marrë një milion marka gjermane nga qeveria Bukoshi, pikërisht për këtë akt?! Po sikur të krijohej një trupë gjykimi, të paktën e ndergjegjes për të saktësuar se sa djem e vajza të Kosovës humbën jetën duke pritur armët që nuk vinin, sepse bandat e Foltores u zinin rrugët dhe nuk lejonin as Ilir Konushevcin, as Qerim Kelmendin, as Mujë Krasniqin, as Rexhep Selimin, as Kadri Veselin e Hashim Thaçin, të bënin atë pjesë të detyrës që kishin ndaj vendit të tyre!? Pak kush e di se sa jetë njerëzore ka kushtuar bllokimi i logjistikës për djemtë e Kosovës, bllokime që bëheshin nga bandat e organizuara nga Hajdari, megjithëse ai ka sot më shumë monumente edhe se Bajram Curri, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina të marrë sëbashku!! Sepse neve na josh e keqja, ka shkruar mes tjerash, Bedri Islami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …