Ministri Mehaj dhe Ministri i Kroacisë, Banozhiq, nënshkruan Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes

Ministri Mehaj dhe Ministri i Kroacisë, Banozhiq, nënshkruan Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes

 Me rastin e pjesëmarrjes në ekspozitën dhe konferencën e ASDA (Adriatic Sea Defense & Aerospace), Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar homologun e tij kroat, Mario Banožić, ku kanë nënshkruar Marrëveshje Kornizë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes. Në këtë takim, të dy ministrat diskutuan për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cenim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, me qëllim garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, Ministri Mehaj i ka theksuar Ministrit Banožić faktin se Kosova është falënderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana e shtetit kroat dhe se përkushtimi do të jetë i fuqishëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit si dhe të deminimit. Nga ana tjetër, Ministri kroat i Mbrojtjes, shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarrë nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin e ngritjes së kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve direkte, shtet më shtet, në përputhje me standardet e NATO-s. Ndër tjera, Ministri Banozhiq garantoi mbështetje të pakursyer nga ana e Kroacisë për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …