Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për medie ka paralajmëruar një krizë të madhe në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të mbajtura më 23 prill në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Kur e kuptuan se nuk mund të kalonte, atëherë u përpoqën ta zgjidhin situatën në veri në mënyrë racionale, ku po afron një krizë e madhe, sepse Albin Kurti vërtet mendon se sundon me 3-4 për qind të votave, e disa nga QUINT-i i përkrahin, sepse mendojnë se do ta thyejnë rezistencën e serbëve, përgjithmonë, duke i gjetur ata që do t’u shërbejnë edhe në veri, për të sunduar me ndihmën e tyre tha Vuçiq, i cili përsëriti fjalët e zakonshme se si do të bëjë çmos për ta ruajtur paqen. Do të doja që shumë njerëz në vend, autoritetet shtetërore të jenë më të zellshëm se ata, dhe jam fajtor që i jam përkushtuar ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë, që të mos hyjmë në luftëra, të mos humbasin fëmijë, si dhe për progresin ekonomik të vendit, sepse nuk mund të bëjmë asgjë nëse ekonomia jonë nuk përparon”, tha ndër tjerash Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …