Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës për deklaratën rreth personave të zhdukur për të cilën, Albin Kurti u pajtua me Vuçiqin në Bruksel. Sipas tij përmes pajtimit për një deklaratë të tillë, Kosova ia mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme, sipas nenit 2 të Konventës së OKB-së. Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se heqja e togfjalëshit, “të zhdukur me dhunë” tregon se Kurti ka për qëllim tejkalimin dhe jo adresimin e krimeve. Neni dy thotë: Zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit. Heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmojë që se nuk e ka për qëllim adresimin por tejkalimin, ka saktësuar, Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …