Sibel Halimi

Sibel Halimi: Pretendimi për të barazuar nocionet “forcë’ dhe “dhunë’ si sinonime. është i gabuar dhe krejtësisht i pasaktë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se si pasojë e paaftësisë aktuale të Qeverisë së Kosovës në terma elementare dhe mentalitetit populist të politikëbërjes, “Personat e zhdukur me dhunë” është zëvendësuar me “Personat e zhdukur me forcë””. Ajo përmes një postimi ka shkruar  se Serbia ia ka dalë ta shmang nga marrëveshja termin e njohur nga OKB-ja për personat e zhdukur me dhunë. Sipas saj, pretendimi për të paraqitur se nocionet ‘forcë’ dhe ‘dhunë’ janë sinonime është i gabuar dhe krejtësisht i pasaktë. “Përdorimi i termit ‘forcë’ redukton problemin e të pagjeturve në një dimension vetëm fizik, bartje. Derisa, e amniston palën serbe nga tortura, veprimet që kanë shkaktuar dëme psikike, emocionale duke e përfshirë edhe përdhunimin dhe poshtërimin. Ndonëse, forca apo shtrëngimi fizik në definimin e dhunës është vetëm njëri dimension”, ka shkruar ajo. Sibel Halimi ka thënë se sensacionalja politike e dialogut është e përqendruar kryesisht në Asociacionin, por sipas saj, epiqendra e diskutimit është më shumë e orientuar në emërimin e së kaluarës.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …