Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për shkak të vendimeve dhe veprimeve të tij në raport me dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë. Ai ka thënë se i vjen keq për të gjithë ata votues që i kanë besuar Kurtit për patriot. Kosova kurrë s’ka pasur ekip më të dobët negociues sesa ky që Kurti ka mbajtur afër vetes për këto dy vite. Është joserioze që kryeministri ta shoh për herë të parë draftin e Ekipit Menaxhues në Bruksel, kur dihet që ai ekip i përgjigjet Republikës së Kosovës. Albini është duke u fut në një situatë kaotike. Grupi Menaxhues është serb, por është i Kosovës. Ai shkon në Bruksel e qet veten dhe ven in në pozitë joserioze. Një kryeministër serioz nuk e lejon shtetin e vet të bjerë në ato pozita. Limaj thotë Albin Kurti ka bërë një dëm të madh Kosovës. Ai draft tashmë është në tavolinë, dhe patjetër se do të zbatohet, pasi këto janë obligime ndërkombëtare, ka thënë, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …