Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni ka thënë se mosnj0hja e Kosovës nga Serbia dhe Bosnja si dhe mungesa e marrëdhënieve diplomatike me to, është pengesa kryesore për shkëmbim informatash dhe angazhim substancial në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në kontekst rajonal. Me Serbinë dhe Bosnjën ka pothuajse mungesë të plotë të këmbimit të çfarëdo informacioni, ndërkohë që me vendet tjera të rajonit ne kemi bashkëpunim të mirë”, ka thënë ministri, Hyseni. Përndryshe edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, është thënë se “anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, është bllokuar nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Mungesa e anëtarësimit dhe mosnjohja e pengojnë bashkëpunimin rreth shumë çështjeve, përfshirë edhe kundër terrorizmit”.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …