Sot me rastin e pensionimit të mësimdhënësve vitias, Dervish Emerllahu dhe Kadri Salihu, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë organizuar pritje për ta. Kryetari Haliti e çmoj lartë kontributin e tyre të dhënë në arsim ndër vite dhe u uroj atyre pensionim të mbarë, duke ju ndarë edhe nga një mirënjohje.