leoni

Aleksandar Vuçiq

Agim Musliu: Aleksandar Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës

Eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, bëhet e ditur se kryetari i Serbisë,  Aleksandar Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës, pasi dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë. “Për lidhjet e Vuçiqit me krim dhe kriminelët Instituti OCTOPUS ka informuar opinionin në disa raste më herët”, ka thënë Musliu. Edhe Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, tha se formacionet paraushtarake serbe në veri të Kosovës, paraqesin rrezik. Hapja e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore ishte planifikuar më herët, por nuk ishte ‘pjekur koha’. Ka një kuptim më simbolik dhe një përkujtim i kohërave të tmerrshme”, tha Janjiq dhe shtoi se formacionet paraushtarake nëse ekzistojnë në palën serbe  mund ta përdorin atë, me vërejtjen se ajo duhet të pastrohet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …