Me aktivitete të shumta u shënua 5 Maji- Dita e Dëshmorëve të Komunës së Vitisë

Aktivitetet për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të komunës së Vitisë, kanë filluar me  një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, kushtuar kësaj dite. Me pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të vazhduar me tej në aktivitete të tjera si shtegtimi me biçikleta. Ndërkaq sipas agjendës së drejtorisë së për Kulturë, Rini dhe Sport, të shtunën në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, do të bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit, Florin Maliqi me fillim në ora 11:00. Më pas në orët e mbrëmjes, konkretisht në ora 19:30 në Sllatinë të Epërme, do të mbahet finalja e turneut memorial “Nijaz Rexhepi”. Gjithashtu aktivitet për nderë të ditës së dëshmorëve, janë zhvilluar edhe me 4 maj, ku për nxënësit është shfaqur një film dokumentar kushtuar dëshmorëve vitias. Më pas nxënësit në mënyrë të organizuar po në këtë ditë kanë vizituar monumentet të trashëgimisë kulturore. Gjithashtu sot është edhe përvjetori i rënies së dëshmorëve Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli.

May be an image of 7 people, people standing and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …