Anti Musliman

Rritet urrejtja e zviceranëve kundër myslimanëve

Urrejtja ndaj myslimanëve me 53 raste është për 11 për qind më shumë se në raportin e vitit të kaluar, konstaton raporti. Në raportin e publikuar sot të rrjetit të këshillimoreve për viktimat e racizmit për vitin 2015 thuhet se motivi më i shpeshtë i diskriminimit është ksenofobia ose urrejtja ndaj të huajve dhe pas tij vjen urrejtja raciste ndaj personave me ngjyrë (zezakëve). Raporti konstaton edhe rritje të numrit të rasteve të diskriminimit të myslimanëve. Mënyrat më të shpeshta të diskriminimit janë ato përmes sharjeve, trajtimit poshtërues dhe dëmtimit, transmeton albinfo.ch. 239 rastet e diskriminimit racor të përfshira në raport janë paraqitur nga 18 këshillimore të të gjitha pjesëve të Zvicrës, të cilat janë të lidhura në rrjetin e këshillimoreve kundër racizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …