Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar disa nga të plagosurit nga sulmi terrorist i cili u ndërmor në kuartin Bajazid të Stambollit. Ai në deklaratën e tij për gazetarët pas vizitës që iu bëri të plagove ka thënë se Kryeprokuroria e vendit po i vazhdon hetimet në rajon, duke vazhduar me procedurat gjyqësore në lidhje me 4 civilët dhe 7 policët e vrarë, dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve jo larg Xhamisë Sylejmanie, që është vendi më i frekuentuar në Stamboll. Erdogan edhe kësaj radhe, pas sa e sulmeve të tilla terroriste të intensifikuara muajve të fundit ka deklaruar se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë deri sa të ngadhënjejmë. (Al-Xhaxira)
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …